Bundesliga, Bayerni gabon, afrohet më shumë Leipzig
Mes dëmtimeve, covidit dhe mendjes te Champions League, Bayern Munchen ndalet në “Allianz Arena” përballë Union Berlin me këta të fundit që rrëmbejnë një barazim në fundin e takimit.
Ishte një skuadër shumë ndryshe ajo e Flick me elementë të rinj dhe zgjidhje të detyrueshme pasi mungojnë lojtarë të rëndësishëm e për më tepër ishte I detyruar të ruante disa elementë për sfidën me PSG. Bavarezët me vështirësi kaluan në avantazh në me talentin Musiala në 68’ dhe me gjithë përpjekjet për ta ruajtur rezultatin në 85’ ishte Ingvartsen që çoi shifrat në 1-1 për t’u mbyllur aty sfida.
Ndërkohë ndjekësi më i afërt, Leipzig shpartalloi 4-1 Werder Bremen në transfertë edhe pse për vendasit shënoi Milot Rashica me penallti në 61’.
Tani Bayerni kryeson me 65 pikë dhe Leipzig 5 pikë më pak me 60 teksa Wolfsburg ruan vendin e tretë me 54 pikë edhe pse u mund nga Eintracht 4-3 që tani është një vend më poshtë me 53 pikë.