Ndërpritet kampionati i parë në Europë nga pandemia

Edhe pse Europa vijon të luftojë dhe të vaksinohet kundër covid-19, në disa shtete situata është problematike çka i ka detyruar të shtrëngojnë masat duke ndikuar edhe në futboll.

Malta një vend i vogël por me rritje të numrave të infektimit ka vendosur të mbyll përpara kohe kampionatet e futbollit në të gjitha nivelet teksa Premier League numëronte edhe 4 javë për të zbuluar verdiktet.

Me këtë vendim të Federatës së Maltës, Hamrun Sparans u shpall ekipi kampion pas 30 vjetësh dhe fiton të drejtën për të luajtur në eliminatoret e Champions League ndërsa Hibernians, Gzira dhe Birkirkara do të shkojnë në Conference League.

Duhet theksuar se Malta bëhet vendi i parë që ndërmerr këtë hap teksa shumë vende të tjera mendojnë të rikthejnë tifozët në Qershor në stadiume.