Teuta e vetme në krye, nuk gabon me Apoloninë. Laçi-Vllaznia ndajnë pikët

Teuta është kryesuesja e Kategorisë Superiore pas javës së 27-të teksa nuk gaboi ndaj Apolonisë në Fier me suksesin e pastër 2-0. Tani durrsakët kryesojnë të vetëm kampionatin me 49 pikë teksa Vllaznia ndjekësja më e afërt barazoi pa gola në transfertën me Laçin.

Për ekipin e Martinit ishte një sfidë jo e lehtë në letër pasi Apolonia i kishte marrë pike më parë por në fushë gjithçka shkoi në favorin e tyre falë golave të Lorenco Vilës në 20’ dhe Dejvi Bregut në 55’ me këtë të fundit që po shënon pa ndalur çdo javë.

Në duelin tjetër shumë të rëndësisëm për kreun, Vllaznia arriti t’i marrë një barazim pa gola Laçit ku duhet theksuar se djemtë e Shpëtim Duros po kalojnë moment të vështirë me 2 humbje radhazi dhe një barazim. Pas këtyre ndeshjeve Teuta kryeson me 49 pikë, Vllaznia me 47, Laçi me 45, Tirana 44, Kukësi 35, Kastrioti 30, Bylis 26, Skënderbeu 23, Apolonia 17.