Patrick Friday Eze,do të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë

Golashënuesi më i mirë i Kukësit, Patrick Friday Eze, i cili ka realizuar 12 gola deri në këto momente në Superligën shqiptare ishte i ftuar në "Sport Magazinë".

Nigeriani ndër të tjera tha se nuk më pëlqen trafiku në Tiranë, por i pëlqen qyteti në tërësi.

Ai pretendon që të luajë në një kampionat më cilësor megjithëse i respekton të gjitha skuadrat e Superligës shqiptare.

Përsa i përket pyetjes nëse ai ka luajtur me Kombëtaren e Nigerisë ai u shpreh se nuk ka luajtur asnjë ndeshje, por nëse do të ta thërriste Kombëtarja e Shqipërisë do të luante.

https://youtu.be/yqzAsaWvY8s