Ibra lë në baltë kuqezinjtë por Milani kalon Parmën

Milani vuan por rigjen 3 pikët në Serinë A. Kuqezinjtë vijojnë kështu të ndjekin Interin në vendin e dytë e për më tepër të sigurojnë sa më parë një vend në Champions League pasi mposhti 3-1 Parmën në “Tardini” me jo pak vuajtje. Në fakt në fraksionin e parë kuqezinjtë ishin dominues aq sa dukej sikur sfida mori fund në 45 minutat e para me dy golat e shënuar nga Rebiç në të 8’ dhe Kessie në 44’.

Gjithçka e lehtë deri këtu për skuadrën e Piolit teksa Parma e nis ndryshe pjesën e dytë dhe ushtron presion duke arritur te goli në 66’ me Gagliolo por për verdhezintë u bë më e lehtë shkurtimi i differences nga dalja me të kuq e Ibrahimoviç.

Suedezi për here të fundit ishte ndëshkuar në 2012 kundër Napolit po me kuqezinjtë dhe sot ia bëri shumë të vështirë fitoren Parmës. Nuk munguan rastet e tyre për të barazuar ndërsa në një kundërsulm të shpejtë Milani vulosi ndeshjen me një gol të Leaos në 94’