Liverpool 3 pikë për Champions, Man. City leksion nga Bielsa
Premier League si gjithmonë nuk zhgënjen dhe ofron një spektakël në gola, lojë dhe rezultate. Man. City që komandon i vetëm në renditje pësoi një humbje shokuese në “Etihad” përballë Leeds United të Marcelo Bielsas me këtë të fundit që nuk rresht së surprizuari dhe në fakt ashtu ndodhi në minutën e 42’ me golin e Dallas.
Po në pjesën e parë miqtë marrin një goditje ku Cooper del me të kuq dhe dukej se gjithçka do të shkonte fjollë për De Bruyne me shokë por nuk ndodh ashtu pasi Leeds mbrohet mire dhe City mezi gjen barazimin në 76’ me Torres. Bielsa shtrëngon skuadrën pas dhe mbrohet teksa në fund I jep dhe goditjen fatale Citizens sërish me Dallas që shënon në 91’ për t’i dhënë një humbje shokuese Guardiolës që gjithsesi mbetet në krye.
Në sfidën tjetër Liverpool merr 3 pikë me vlera për vendin e katërt ku arriti të përmbysë Aston Villan 2-1 në minutat e fundit. Villa ka qenë një rival që I ka shkaktuar probleme në vitet e fundit dhe ashu u duk edhe sot por Klopp diti ta kthejë rezultatin me Salah dhe Arnold në minutën e 91’.