"Nuk i bëhet opozitë shtetit!" Kush kishte dyshime mbi presionin qeveritar ndaj Ora News e kuptoi me Becchettin

Analisti dhe publicisti, Agim Baçi, thotë se humbja e gjyqit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti është provë sesi shteti funksionon në bazë të tekave të Ramës.

Duke bërë një krahasim edhe me Ora News ku ishte i ftuar, ai tha se të gjithë ata që kishin dyshime mbi presionin qeveritar ndaj këtij televizioni e kuptuan me rastin e Becchetti sesi qëndron raporti i qeverisë Rama me median e lirë.

Baçi: Edhe nëse ka pasur njerëz që kanë dyshuar se presioni i qeverisë ndaj Ora Neës nuk ka qenë i vërtetë duhet të shohë shembullin e Agon Channel për të kuptuar se cfarë alarmi ka media sot në Shqipëri me këtë kryeministër. Rasti i humbjes së gjyqit me Bechettin është rasti më tipik për të parë se shteti ka qenë vetëm një, ai që do Edi Rama. Mënyra si ka vepruar kryeministri, Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Agaçi, institucionet e tjera.

Ne kemi dijeni për aq sa kanë dalë po kur të zbardhen do të kuptojmë se është shembur ai slogan me të cilin Rama erdhi në pushtet se ne do të bëjmë shtet, por në ka fakt ka thënë shtet vetëm për Rilindjen dhe e ka mbajtur fjalën. Shtet për shqiptarët nuk ka bërë. Sot institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë asnjë sinjal që duhet të kishin nisur hetimin. Kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë gjyqësore.

Nëse Rama u përpëlit deri sot për tu mbushur mendjen shqiptarëve duke dalë në disa konferenca shtypi se nuk do të paguajmë asnjë lek, rezulton e kundërta, janë 120 mln euro, se ne themi 110 por do të paguajmë edhe shpenzimet e gjyqit, që fëmijët tanë do ti kenë borxh për tekat e një njeriu që nuk dëgjon për opozitë.

Duke analizuar frazën e shkëputur nga zbardhja e gjyqit se "nuk i bëhet opozitë shtetit", Baçi shprehet.

Baçi: Ajo që lexuam nga zbardhja ishte se nuk i bëhet opozitë shtetit, çfarë do me thënë kjo? E kuptova këtë kur para ca kohësh përmendi idhullin e tij Enver Hoxhën që tha ka qenë kafshë politike. Kjo nënkupton se ka dashur të këndohet vetëm një këngë, kënga që do ai.Gjithë nëpunësit sot emitojnë kryeministrin, e shoh edhe në fushatë.Është një teknikë diktature. Në demokraci nuk mund të kemi imitim, imitim kemi pasur në komunizëm.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana