Video/ Dëbora e pazakonshme ndërpret ndeshjet në Holandë

Temperatura jo të zakonshme po shoqërojnë mbarë Europën në një muaj si prilli. Në Holandë, temperaturat kanë shkuar pothuajse 0 gradë Celcius edhe minus në disa zona teksa reshjet e dëborës kanë mbushur disa qytete në një kohë të sezon të pazakontë si pranvera dhe po shkaktojnë jo pak probleme madje edhe në futboll.

Ndeshja e kategorisë së dytë mes Rodas dhe Almeres u ndërpre pasi fusha u mbush me një shtresë dëbore në pak minuta çka detyroi arbitrin të ndërpresë ndeshjen në minutën e 68’.

Pamjet flasin vet dhe siç shihet fusha dhe stadium janë mbuluar a thua sikur të ishte dimër në Holandë.

https://twitter.com/i/status/1379107100408872966