Di Maria: E pamundur të ikja, Messin e pres këtu
Angel Di Maria është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paris Saint Germain. Argjentinasi ishte në fund të kontratës me klubin por Leonardo nuk vonoi ta bindte për të zgjatur kontratën dhe vet lojtari e pranon që nuk mund të ikte nga kampionët e Francës.
“Unë jam i lumtur këtu, bashkë me familjen dhe ata ndihen shumë mire dhe kjo për mua ka shumë rëndësi. Kjo ishte një nga arsyet që unë pranova të rinovoja pasi nuk mund të largohesha nga një ambient fantastik dhe e dyta për arsye sportive. Këtu po bëjmë shumë mirë dhe ëndrra ime është të fitojë Champions League.”
I bindur për zgjedhjen që ka bërë, fantazisti argjentinas ka edhe disa dëshira të tjera ku kryesorja është Lionel Messi, të cilin Di Maria kërkon ta shikojë në Paris.
“Të kesh një lojtar si Lionel në skuadër është fantastike, e mrekullueshme. Nuk mund të flas më shumë sepse ai tani është lojtar i Barcelonës dhe ka një kontratë por të shikojmë se çfarë do të ndodhë në verë lidhur me këtë situate”, deklaroi Angel Di Maria i cili lë kështu të hapur mundësinë e një transferimit të bujshëm të numrit 10 të Barcelonës te Paris Saint Germain.