Basha nga Kukësi: Do çojmë në fund amanetin e Havzi Nelës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 13:01
Kryetari i PD-së u prit me entuziazëm në qytetin e Kukësit. Të shumtë ishin mbështetësit të cilët e ndoqën pas nëpër rrugët e qytetit me thirrje :”Basha!” e “Rama ik!“
Basha në një moment u ndal dhe para bustit të Havzi Nelës ku vendosi një tufë me lule dhe deklaroi:Amanetin e Havzi Nelës për një Shqipëri Europiane do e çojmë deri në fund”
Basha tha se ishte i bindur se Kukësi do i prijë ndryshimit dhe fitores së demokracisë.