Mark Marku infektohet me Covid-19

Kandidati për deputet në Listën e Partisë Demokratike, Mark Marku ka rezultuar i infektuar me covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në facebook ku thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe asimptomatik.

Ai njofton se do të mungojë edhe disa ditë duke ndjekur këshillat e mjekëve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t'ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t'i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.

Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid...

Posted by Mark Marku on E premte, 2 April 2021