Humbi jetën 1 ditë pasi bëri vaksinën, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Asnjë rast fatiliteti që lidhet me aplikimin e vaksinës
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas lajmit se një 74-vjeçare humbi jetën 1 ditë pasi mori vaksinën, kundër Covid-19.
Në një njoftim për mediat Komiteti, bën me dije se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast vdekje që lidhet me aplikimin e vaksinës antiCovid.
Njoftimi i plotë
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.
Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.
Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.
Lexo dhe: Mister shkaku i vdekjes së të moshuarës një ditë pas vaksinës Sinovaks, burri refuzon autopsinë