Arrestohen "Kameleonët" akuzohen se morën qindra transaksione që shqiptarët dhuruan për fëmijët e sëmurë

Gjashtë muaj i janë dashur 7 të rinjve për të përfituara shuma të  konsiderueshme të ardhurash nga shtetas shqiptarë dhe jo vetem nëpërmjët mashtrimit.

E gjithë skema e ngritur nga këto persona ishte e mirëmenduar. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin foto të rreme të miturish në rrjete sociale duke i etiketuar si me probleme shendetësore e ftonin të gjithë të kontribuonin për ti ndihmuar.

“Këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Shtetit.

Skema

Sipas policisë këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

"Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.”

Të arrestuar janë: Klajdi Likaj, Dionis Daka, Genci Roko, Elis Molla, Kledi Hamati, Leonard Kalaja, dhe në kërkim Klinti Cani. Ata akuzohen për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë etj.   

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, informon policia.

Operacioni u quajt "Kameleonët"

Një muaj më parë policia arrestoi 19 vjeçarin nga  Shkodra pasi me të njëjten skemë  kërkonte të merrte një shumë prej 25 mijë euro më qëllim dërgimin e nje familjari në spital por pas një hetimi rezultoi se gjithçka ishtë një mashtrim. Burimet bëjnë më dije se në drejtorinë e policisë së Tiranës janë rritur denoncimet e atyre që kanë rënë pre e mashtrimit.