Basha në Kalimash: Më 25 prill heqim traun. Rruga e Kombit sot u bë "blu"

Dy vite pasi qytetarët e dogjën dhe e shkatërruan, Lulzim Basha, u  ndal   përpara  traut të pagesës në rrugën e Kombit,  këtë herë për të ripërsëritur një zotim të prerë:

"Për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar, nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut," tha Basha.

Nga Kalimashi Basha, rrugëtoi për në qytetin e Kukësit ku ndalesa e parë ishte tek Busti i shkrimtarit Havzi Nela.

Në Kukës kryetari i opozitës u takua me qytetarë  dhe biznese, ndërsa tha se politikat e mbrapshta të qeverisë e kanë zhytur vendin në varfëri.

"Qeveria e Rilindjes e ka shkelur Kukësin me këmbë, duke shkatërruar ekonomitë tuaja familjare," shtoi Basha.

Kreu i demokratëve tha se projekti i tij  nesër në qeveri, do ta kthej në vëmendje ekonominë e Kukësit si një urë lidhëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. 

https://youtu.be/t8bbI1SDn4Y