Yuri Kim mesazh për "Djemtë e këqinj": SPAK po çon kriminelët pas hekurave

Intitucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë, deklaron Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila përcjell një mesazh të fortë për SPAK një ditë pas kualifikimit të kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit . Kim i quan “djem të këqinj” kritikët e vetingut, ndërsa flet për arrestimin e kriminelëve.

“SPAK po sekuestron pasuri e po çon kriminele pas hekurave”. Këtë mesazh ka përcjellë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, për reformën në drejtësi.

Ajo thotë se ka progres pavarësisht se këtë nuk e duan “djemtë e keqinj”, siç i etiketoi, diplomatja,  kritikët e vetingut.

SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon.

Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë shkruajti ambasadorja në Twitter.

Lexo edhe: Kandidatët nisin trajnimin për BKH, SHBA: Mbështesim ata që luftojnë krimin e korrupsionin

Keto komente ambasadorja amerikane, i bëri, një ditë pasi 28 kandidatë u kualifikuan për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 Shtetet e Bashkuara  janë zotuar se  do të vazhdojnë të mbështesin SPAK dhe të gjithë ata që u përgjigjen thirrjes për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Edhe Amabasadori Europian në Tiranë Luigi Soreca deklaroi mbështetje ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.