Protestë kundër ndërtimit të fabrikës së ujit në Mirditë, banorët: Na janë falsifikuar firmat, vepër mafioze
Punimet e nisura për ndërtimin e një fabrike ujit në Thirrë të Mirditës ka ngritur në protestë banorët e dy fshatrave në këtë zonë.
Të rinj e të moshuar u mblodhën para kantierit të ndërtimit, duke kundërshtuar zbatimin e këtij projekti që sipas tyre shkatërron burimet ujore dhe ekosistemin.
Banoret thonë se të gjitha procedurat për lejen e ndërtimit janë kryer në mënyre të fshehtë pa u konsultuar me komunitetin.
"Banorët janë mbledhur për të denoncuar një veprim të paligjshëm dhe kriminale të një kompanie private që po u e shfrytëzon burimin e ujit për qëllime private duke falsifikuar firmat e banorëve. Kompania private ka paraqitur në dokumentin ligjor për marrjen e lejes, ka marrë vetëm 19 firma, kur në këtë fshat janë vetëm votues mbi 600 banorë votues."
Në fshatrat Thirrë dhe Sang janë të regjistruar 611 banor, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga firma pretendohet se aty jetojnë vetëm 19 banorë, madje dhe firmat e disave prej tyre janë falsifikuar.
Banoret akuzojnë kryebashkiakun e Mirditës Ndrec-Dedaj dhe zyrtar të tjerë lokal dhe qendror si të përfshire në këtë paligjshmëri.
"Me këta ujëra jam bërë ujë 80 vjeç. Unë s'kam firmos gjë."
"Ky është emri im në listë, por këtu ka firmosur dikush për mua."
"Pas kësaj protesta duhet të anulohen urgjentisht punimet e kësaj vepre mafioze dhe të zezë."
"Nga këto 19 firma 5 janë falsifikuar dhe njëri nga është person me aftësi të kufizuara dhe nuk di të shkruajë."
Banoret e fshatrave Thirë dhe Sang në Mirditë kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Lezhës dhe në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet.
I kontaktuar për këtë çështje Prokurori Sabri Kastrati u shpreh se është administruar dhe po verifikohet i gjithë dokumentacioni dhe nëse ka element të veprës penale personat përgjegjës do të përballen me ligjin.




