Lagjia e harruar në Vlorë, drejtuesit e mjeteve ankohen për rrugën: Mbetëm te mekaniku

Mbeturinat kanë mbuluar të dy anët e rrugës që të çon në lagjen tek ish-fushat e Aviacionit në Vlorë.

Gropat që mbushen me ujë sa herë bie shi, janë kthyer në një makth për banorët.

Ata shprehen se prej 2 dekadash nuk është vënë dorë në këtë aks.

"Shumë e vështirë, baltë dhe ujë është. Sot është kështu, po kur bie shi?"

"Ku do të kalosh, dridhu andej dhe dridhu këtej."

Për drejtuesit e mjeteve situata është alarmante.

"Natën je dhe pa drita, nuk ka ndriçim. Mbetem te mekaniku ditë për ditë."

Gishtin e drejtojnë nga Bashkia e Vlorës, të cilën e akuzojnë për neglizhencë.

"Neglizhencë e bashkisë."

"Ankohu sa të duash nuk e rregullojnë."

Duket se kjo situatë do të vijojë gjatë, pasi edhe në buxhetin e bashkisë së Vlorës për vitin 2021 nuk është parashikuar asnjë fond për këtë aks.