Juventus përforcohet me Marcello Lippin
Marcello Lippi ka patur vetëm suksese te Juventusi dhe njihet si i tillë nga të gjithë dhe trofetë me bardhezinjtë e bënë atë një nga trajnerët më të kërkuar. Tashmë pa asnjë impenjim, Ish trajneri I Kinës vite më parë mund të bëjë një rikthim të bujshëm te Juventusi, jo në drejtimin e skuadrës pasi Andrea Agnelli i beson ende Andrea Pirlos.
Bëhet fjalë për një përforcim të strukturave menaxheriale dhe teknike për skuadrën duke i besuar eksperiencës së madhe të akumuluar nga Lippi i cili si trajner fitoi 5 tituj i dha championsin, të fundit të fituar nga Juventusi vite më parë, gjithashtu një Kupë Intercontinentale, një Kupë Italie dhe 4 superkupa italie.
Numri 1 i Juventusit, Agnelli nuk dëshiron ta quajë ende një dështim projektin e nisur me Pirlon prandaj dëshiron t’ia bashkangjisë trajnerit një njeri me kaq eksperiencë si 73-vjeçari Lippi që mund të bëjë këshilltarin për drejtusin bardhezi të skuadës.
Kjo është ideja më e fundit e Agnellit dhe vetëm një përmbysje e jashtëzakonshme e situatës për Juventusin mund të përmbysë gjërat si përshembull shkarkimi i Pirlos dhe ulja e Lippit në stol.