“Qatar 2022”, Amnesty International ngre zërin për të drejtat e punëtorëve
Gjithnjë e më shumë po ngrihet një lëvizje e vërtetë kundër Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022. Raportimet dhe reportazhi i “The Guardian” ku zbuloi se në punimet për ngritjen e strukturave për Kampionatin Botëror në Katar kanë humbur jetën mbi 6500 punonjës, kanë sjellë një reagim të fortë.
Fillimisht ishte Norvegjia ku klubet e futbollit të këtij vendi kërkuan që kombëtarja të mos luajë në eliminatore, pra të bojkotonte Kupën e Botës çka çoi edhe Federatën të dilte me një mesazh për të drejtat e punëtorëve atje.
Më pas ishte Gjermania që ndoqi të njëjtin shembull ndërsa tani ka zbritur në fushë edhe Amnesty International që kërkojnë nga një përfaqësuese me emër si Anglia të bëjë reagim të fortë si nga lojtarët ashtu edhe Federata e Futbollit.
“"Lojtarët anglezë duhet të drejtohen nga ndërgjegjja e tyre, por nëse ata do të ndjekin shembullin e lojtarëve gjermanë, holandezë dhe norvegjezë, ne do të jemi jashtëzakonisht të lumtur," tha Kate Allen, drejtori i Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar.
Kombëtarja tjetër që ka reaguar fort është ajo e Belgjikës ku në një deklaratë të fortë përmes Federatës së këtij vendi kërkohet një bashkim i madh siç bën ky sport dhe të bëhet hapi i madh në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe të drejtat në Katar.