Man. City gati të bëjë “çmenduri” për Erling Haaland
Vera që vjen shihet si e qetë në teori për merkaton e lojtarëve duke qenë se pandemia ka goditur ekipet në çdo cep të globit dhe paratë për blerjet e lojtarëve mungojnë. Ndryshe e mendojnë në Angli ku sipas “The Sun”, Man. City është gati të hapë thesin për të blerë Erling Haaland nga Dortmundi, me norvegjezin që do të shihej si pasuesi ideal I Kun Agueros.
Largimi I këtij të fundit në verë do të sjellë një efekt domino për transferimet por të futesh në negociata për Haaland duhet ta kesh xhepin plotë.
Për Citizens duket se nuk mungojnë paratë ndaj dhe po bëhet gati një nga transferimet më të shtrenjta, plot 182 mln euro vetëm pagë për sulmuesin norvegjez. Eshtë kjo shifra e frikshme që City tenton të joshë Haaland, më konkretisht 700 mijë Euro në javë, çmenduri e vërtetë vetëm kur e mendon.
Ndërkohë Dortmundi për vitin e ardhshëm ka një klauzolë 75 mln Euro në kontratën e lojtarit dhe duke patur shumë oferta në tavolinë pritet të negociojë që këtë verë me Man. Cityn sepse anglezët mund të paguajnë deri në 120 mln euro vetëm për kartonin e 20-vjeçarit.
Me pak fjalë, Man. City do të shpenzojë mbi 300 mln euro në total për kartonin dhe pagën e Erling Haaland për ta kthyer atë në lojtarin më të paguar në Premier League.