Rama sulmon Bashën për mitingun në Korçë, reagon PD: Në 25 prill Rama do humbë dhe Shqipëria do fitojë

Ora 13:23 Fill pas reagimit të kryeministrit Rama për takimin elektoral në Korçë të kreut të PD-së Basha, vjen reagimi i iPartisë Demokratike.

PD-ja thotë se është parti që  që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Postimi i plotë:

"I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë."

Ora 12:38 Kryetari i Partisë Demokratike u ndal sot në Korçë ku është pritur nga simpatizantë të shumtë.

Menjëherë pas takimit erdhi dhe reagimi i kryeministrit të vendit, i cili akuzon PD-në se po bën përshesh në çdo shesh në situatën ku ndodhet vendi.

Postimi i plotë:

"Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore", thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtan budallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut."