Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila merr postin e rëndësishëm në PD

Futbollisti i njohur Andi Lila ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Ai është vendosur Koordinator Kombëtar për Sportin.

Disa ditë më parë ai u pyet nga gazetarët, nëse ishte i zhgënjyer apo mërzitur që u la jashtë listave për deputetë, por Lila e mohoi një gjë të tillë.

Lila tha se do vijonte të shpaloste idetë e tij, që kur PD të vinte në pushtet t'i zbatonte.