Pas sherrit, një person në Tiranë del nga makina dhe qëllon motoristin me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2021, 10:25
Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Brrylit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar, dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerr thikën duke e lënduar tjetrin.
I riu ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur fillimisht nga një makinë.
Më pas, shoferi ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me mjet prerës.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.