Plagosi me thikë 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

Lexo edhe: Sherr me thika në Durrës , arrestohet 27 vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë.