Dështimet e qeverisë Rama, Basha: Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni

Korrupsioni është dështimi i radhës në listën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas tij, në 8 vite qeveria Rama ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.

Lexo edhe: Dështimet e qeverisë, Basha: Gabimi me koncesionet është 240 milionë euro

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim? "

Përgjigja është jo. Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, shkruan Basha në postimin e tij në Instastory.