Ndodhi në Tiranë/ Njëri lëvizte me doza kokaine, tjetri godet policin

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga shtetasi A.B, 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua  një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Policia bën me dije se gjithashtu ka shpallur në kërkim shtetasin Sh.M 32 vjeç, për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditje për shkak të detyrës".

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.