Edhe Korça e pret me entuziazëm, Basha hipën në makinë: Ju nuk po e prisni ndryshimin por po i prini atij
Takimin e djeshëm të PD-së në Fier kryeministri Rama e konsideroi si një vatër infektimi, por demokratët duket se nuk janë tërhequr nga pritja për Lulzim Bashën.
Me të njëjtin entuiazëm është pritur kryetari i PD-së edhe në qytetin e Korçës. Të shumtë qytetarë kishin mbushur sheshin, me flamujt blu të Partisë Demokratike, ndërsa në sfond ishte kënga e këngëtares së njohur Sia “ Unstoppable” “I pandalshëm” , që është kënga himn e fushatës elektorale të PD-së në këto zgjedhje.
"Njësoj si dielli as nuk nuk e përmbani dot më dëshirën për një ndryshim rrënjësor që Korça e pret prej kohësh. Ju nuk po e prisni ndryshimin por po i prini ndryshimit” i tha Basha mbështetësve të tij që e kishin rrethuar ndërsa ai hipi mbi makinë për të mbajtur fjalën e tij.
Në fjalën e tij me të rinjtë Basha solli në vëmendje liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e NATO-s gjatë mandatit të qeverisë Berisha, ndërsa shtoi se në 8 vite Rama nuk ka bërë asgjë.
"Ka harxhuar 8 vite dhe do harxhojë këto ditë duke më fajësuar mua, shtypin, ju, madje dhe Europen per dështimin e tij"
Për të rinjtë Basha tha se në Shqipëri janë të gjitha mundësitë, por sipas tij është Rama që pengon ekonominë.
"Ku do i gjej lekët? Përgjigja është e thjeshtë: Në buxhetin e shqiptarëve, aty ku i ke gjetur për të pasuruar oligarkët, por më 25 prill merr fund" tha Basha.
Ulja e taksave, mbështetja me financime për rininë, bujqësinë dhe sektor të tjerë sipas Bashës sjellin rritjen ekonomike.
10:00 "Mirësevjen kryeministri ynë" Korça përgatitet të presë Bashën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet elektorale në qytet e Shqipërisë.
Në pritje të kreut të PD në Korçë qindra militantë dhe simpatizantë të PD janë mbledhur në fshatin Çiflig në hyrje të qytetit të Korçës.
Me flamujt kuq e zi dhe të PD militantet nga të 6 bashkitë e qarkut kanë formuar vargje me makina në pritje të Bashës.
"Mirëse vjen kryeministri ynë," shkruhet mbi parulla.
Mbështetësit po i sigurojnë kreut të PD një pritje entuziaste ndërkohë që qindra mbështetës simpatizantë kanë bllokuar aksin nacional Korçë Pogradec.
Ne orën 10:30 pritet te mbërrijë në Korçë, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takimin në vendin e quajtur Lëndina e Lotëve.