Aksidentoi për vdekje motoristin, arrestohet 32 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2021, 07:46
Aksidenti me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari pasditen e djeshme në rrugën "Bardhyl" arrestohet drejtuesi i i mjetit.
Arrestohet shtetasi P.P 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një motor.
Ngjarja ka ndodhur më 30 mars rreth orës 17:15 në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Lexo edhe: Tiranë, përplaset me automjetin, humb jetën motoristi 27-vjeçar
Viktima me iniciale E.Ç po udhëtonte me motor kur është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. P.
Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.