Merren në mbrojtje prokurorët e Elbasanit, prenë fletën e arrestimit për Ardian Çapja

Merren në mbrojtje dy prokurorët e Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe Ridvan Suka dhe familjet e tyre.

Vendimi për mbrojtjen e tyre  është marrë nga Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve i cili u mblodh sot (31 mars)

Kërkesa për mbrojtje është bërë me argumentin se u rrezikohet jeta e tyre dhe e familjes së tyre.

Kreshnik Ajazi është drejtuesi i kësaj prokurorie, ndërsa Ridvan Suka është prokurori i cili ka prerë fletën e arrestit për Ardian Çapja.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars 2021, ndërsa një ditë më pas u shtrua në spital pasi thuhej se ka shfaqur probleme kardiake dhe për pasojë është shoqëruar në Tiranë për kontrolle mjekësore.

Lexo dhe: Ardian Çapja nga burgu në spital, një ditë pas arrestimit sëmuret nga zemra

Ardian Çapja, i konsideruar si kreu i fisit, akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në 2012 në Elbasan. Ndërkohë është shpallur në kërkim Florenc Çapja.

Vitin që kaloi u morën në mbrotje 7 prokurorë ndërsa këtë vit 3. Pak javë më parë u mor në mbrojtje prokurori Arjan Muça pasi një sasi tritoli shpërtheu në makinën e tij.

Dosja e 2012 në Elbasan/ Si u vra në gjumë Gent Beqiri, babai e tij u mbyt me jastëk dhe çanta me 50 mijë euro