Merr flakë makina në ecje në qendër të Vlorës, s'ka të lënduar

Një automjet i llojit Ford Fokus ka marr flakë në ecje.

Ngjarja ka  ndodhur mëngjesin e sotëm në  bulevardin Ismail Qemali në Vlorë pranë teatrit Petro Marko.

Automjeti është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Sipas njoftimit të policisë automjeti është në pronësi të shtetasit Z. K dhe nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse.

https://youtu.be/8zym6-59qK0