"Dosja Billa" shkarkon prokurorin e Krujës, Bujar Memia, gjyqtarja Hoxha kërkon lirinë
Pas gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shkarkojë nga detyra edhe prokurorin e prokurorisë së Krujës Bujar Memia.
Edhe për prokurorin Memia, kërkesa për shkarkim erdhi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për lirimin para kohe me kusht të Hekuran Billës. Vendimi për shkarkim mori 10 nga 11 vota të anëtarëve te KLP-së ndërsa pas vendimit vet prokurori, e cilësoi atë të padrejtë dhe të ndikuar vendimin për shkarkim
Ndërkohë gjyqtarja Enkeleda Hoxha vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ajo i është drejtuar për të katërtën herë Gjykatës së Posaçme të Apelit për ndryshim mase, duke sjellë si argument gjëndjen në të cilën ndodhen fëmijët, por kjo kërkesë është refuzuar.
Pas vendimit babai i gjyqtares ka deklaruar se gjendja e fëmijëve është përkeqësuar ndërsa atij nuk I mbetet gje tjeter vetem të ndërmarrëndonje vendim esktrem
Gjyqtarja Hoxha u prangos disa javë më parë në sallën e gjyqit pas hetimeve të nisura nga prokuroria e posacme teksa po shpallte vendim per nje tjeter lirim me kusht.
Së bashku me te u arrestuan edhe krusekretarja e gjykatës avokati si dhe shume persona të tjerë të perfshirë.