Gjiknuri: Zhvillimi i zonave rurale është fokusi i mandatit të tretë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Gjiknuri u shpreh se nëse iu besohet mandate i tretë do të vijojnë me investimet në këtë zonë duke shtrirë projektet edhe në zonat rurale.

"Zonat rurale në bashkinë Vlorë kanë nevojë për më shumë interes dhe më shumë investime. Këtu ka projekte të tjera të mëdha të cilat ne do t'i vazhdojmë," tha ai.

Gjiknuri kërkoi mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit pasi sipas tij PS është e vetmja alternativë e cila do të mundësojë shfrytëzimin e resurseve të kësaj zone.

"Ne mund të kemi shumë të meta, por e kemi vënë në vijë këtë punë dhe ne qe e vumë në vijë këtë punë dhe filluam të bëjmë gjërat e para, ne jemi e vetmja garanci që do vazhdojmë ta bëjmë këtë punë," përfundoi Gjiknuri.