Lala: Mohimi i së drejtës për të votuar të personave me aftësi të kufizuara një shkelje e rëndë
E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, aktivistja Suela Lala u shpreh se personave me aftësi të kufizuara nuk u është dhënë mundësia që të kenë akses në qendrat votimit datën e zgjedhjeve.
Lala: Personat me aftësi të kufizuara jo shpesh e kanë mundësinë që të flasin në emisione prime-time dhe të diskutojnë çështje që na përkasin të gjithëve.
Vendimi i KQZ-së është shumë evaziv dhe nuk vendos kritere të qarta se si duhet që të jenë qendrat e votimit që të jenë të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuara. Po kemi parasysh se edhe një pjesë e votuesve janë njerëz në moshë dhe mund t'i përdorin këto lehtësira, apo persona të sëmurë e që kanë probleme fizike.
Personat me aftësi të kufizuara konsiderohen si minoriteti më i madh në botë. OBSH-ja thotë se jemi 10-15% e popullsisë globale dhe mohimi i së drejtës tonë si komunitet është një shkelje e rëndë.