Bozheku: Thotë se po të mos ishte ai do vdisnin njerëzit, Rama po kërcënon qytetarët me gjuhën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 23:13
E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, juristja Eneida Bozheku u shpreh se përdorimi i vaksinimit për fushatë është një kërcënim që kryeministri ka bërë kundrejt njerëzve me jetën e tyre.
Bozheku: Përdorimi i fushatës së vaksinimit, edhe pse është një detyrim shtetëror, dhe të thuhet se po nuk ishte ai këtu, do të vdisni, do të thotë të terrorizosh me gjuhë një popull. Se kush je ti, që mund të përdorësh këtë fjalor kërcënuese me pasoja.
Vaksina do të vijë në Shqipëri se jemi pjesë e një programi të quajtur Covax në kuadër të bashkëpunimit të BE-së. Mënyra se si po përdoret elektoralisht, po kthehet në bumerangë, sepse po luan me jetën e njerëzve.