Zykaj: Shqipëria ka kushte për negociatat, Maqedonia jo, nëse nuk mbahen zgjedhje demokratike, rrezikojmë anëtarësimin

E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja Erisa Zykaj u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për negociatat në Be, ndryshe nga Shqipëria që ka disa kushte.

Zykaj: Krahasimi mes koleges sime dhe të Maqedonisë së Veriut nuk ka vlen, sepse ndryshe nga Maqedonia, vendi ynë ka kushte për të hapur negociata për në BE. Maqedonia ka vetëm një pengesë që lidhet vetëm me problemin e gjuhës.

Euroaktiv nuk para publikon artikujt të tillë për Shqipërinë. Është një media shumë e lexuar nga sfera e BE-së. Si duket nervozizmi i treguar nga kryeministri shqiptar për ndërhyrjen e kryekomisioneres ka shkaktuar edhe këtë reagim, edhe pse veprimi i saj nuk kishte fare të bënte me fushatën elektorale.

Një nga deputetët evropianë tha se nuk duhet të ketë asnjëlloj dyshimi që këto zgjedhje të mos jetë të ndershme, sepse çdo gjë tjetër do të cenojë besimin te institucionet demokratike dhe do të cenojnë rrugën e Shqipërisë në BE.

https://youtu.be/BRsBVsWlAfQ