Pritja elektorale në Fier kthehet në fushë replikash midis Bashës dhe Ramës
U kthye në një objekt replikash pritja elektorale që Fieri i bëri sot kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Fillimisht ishte kryeministri Rama i cili shkruante se Basha po bënte përsheshe me virus për politikë.
Në përgjigje PD tha se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, të cilët duan të sjellin ndryshimin.
Menjëherë më pas erdhi sërish dhe reagimi i Ramës në Twitter i cili shkruante se ai është i frikësuar për njerëzit që mblidhen në grumbullime të papërgjegjshme.
Ora 15:04 Fill pas postimit të Ramës në Twitter, Partia Demokratike me anë të një postimi tjetër tha se Rama e di që askush nuk mund t'i ndalojë qytetarët.
"Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme.
Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.
Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij.
Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.
Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.
Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë."
Ora 13:57 Menjëherë më pas erdhi sërish dhe reagimi i Ramës përmes një postimi në Twitter ku shkruante: "O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!"
Ora 12:18 Reagon PD-ja pas kritikave të kryeministrit Rama
Partia Demokratike: " Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t'i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!"
Ora 12:52 Bashën e presin me entuziazëm në Fier, Rama: Po bën përsheshe me virus për politikë
Edi Rama: "DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë.”