I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 37 vjeçari në Qafë-Thanë

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka arrestuar shtetasin A.Xh, 37 vjeç të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec për "Mashtrim".

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e policisë gjatë patrullimit në kufi të gjelbër, kanë kapur shtetasin A. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke tentuar të kalonte kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për veprën penale "Mashtrimi", pasi kishte mashtruar shtetasin E. Sh., të cilit nuk i jepte një sasi lekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprime të mëtejshme.