Man. United tundon Atl. Madrid me 80 mln euro për Llorenten

Marcos Llorente është një nga lojtarët më deçiziv dhe më në formë te Atl. Madrid. Edhe pse shpërtheu një vit më pare, lojtari shikohet si një nga më të mirët në mesfushë në Europë dhe për të tashmë janë në garë klubet më të mëdha pavarësisht se te Atletico janë të qetë duke menduar se asnjë ekip nuk mund të shpenzojë kaq shumë para për 26-vjeçarin.

Por ja që Man. United ka buxhet të mjaftueshëm dhe po trondit klubin spanjoll me një ofertë të paraqitur deri në 80 mln euro, shumë që ka joshur drejtuesit duke pare situatën e vështirë që kalon futbolli në kohë pandemie.

Llorente po shkëlqen dhe po udhëheq “los colchoneros” në fushë me 10 gola e 9 asiste këtë sezon në 36 ndeshje në total dhe për Man. United është lojtari ideal për t’ia bashkangjitur Bruno Fernandes, ndoshta si pasuesin e Paul Pogba.

Problemi ose pengesa qëndron vetëm te lojtari I cili vlerëson si Teatrin e futbollit, Wanda Metropolitana dhe jo “Old Trafford” ndaj dhe do të jetë e vështirë për ta bindur edhe me një page stratosferike.

Ndërsa Atl. Madrid po mendohet të dorëzohet përpara 80 milionë eurove, lojtari ende reziston teksa edhe PSG po vëzhgon situatën e tij.