Kosova “ndez motorët”, poker në miqësoren me Lituaninë
Nuk mund të kishte një mbrëmje më të bukur se kjo për Kosovën e cila bëhet gati për eliminatoret e Botërorit me një fitore fantastike 4-0 ndaj Lituanisë.
Në “Fadil Vokrri”, dardanët luajnë me formacionin më të mirë pasi e kishte paralajmëruar Challandes me sulmin e frikshëm Rashica-Celina-Zeneli në mbështetje të Vedat Muriqit. Gjithçka foli në favorin e Kosovës që krijoi volum loje dhe disa raste për t’I konkretizuar ato në minute e 27 me Arbër Zenelin. Në një kundërsulm nga e majta, mesfushori driblon kundërshtarin dhe shënon me të djathtën dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Edhe 45 minutat e dyta flasin vetëm për djemtë e Challandes që janë të çliruar nga goli I parë dhe gjejnë rrjetën edhe 2 herë të tjera, fillimisht me Muriqin me kokë në minute e 63’ dhe më pas me Zenelin në 71’ e në fund me Halimin në 79’ I cili dribloi 3 kundërshtarë për të vulosur rezultatin.
Një fitore e merituar për Kosovën në një sfidë me kundërshtar jo të lehtë por që ndihmon së tepërmi psikologjikisht lojtarët për të përballuar sa më mire duelin e ardhshëm ndaj Suedisë së Ibrahimoviç me shokë.