Pozitiv me kokainë, përjashtohet përjetë peshëngritësi Çerçizi
Federata Shqiptare me dorë të hekurt ndaj rasteve të abuzimit të sportistëve shqiptarë me lënë narkotike. Siç bëhet e ditur nga ky institucion, peshëngritësi Arbër Çerçizi në testet antidoping ka rezultuar pozitiv me substancën e ndaluar kokainë dhe ndaj të riut menjëherë është marrë masa e përjashtimit përjetë nga Peshëngritja pavarësisht pritshmërive të mëdha prej tij duke patur parasysh se në 2019 Çerçizi fitoi dy medalje bronzi në Kampionatin Europian për të rinj në Rumani.
Lajmin e dha Presidenti I Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza I cili ka sqaruar dhe proçedurat e testeve dhe të masës ndaj sportistit shqiptar.
“Federata Shqiptare e Peshëngritjes, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar për të rritur të zhvilluar në datat 20-21 shkurt 2021 në qytetin e Durrësit, duke pasur si moto të saj luftën e pandërprerë ndaj fenomenit të dopingut i kërkoi OKAD-it në Shqipëri kontrollin antidoping për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë kampionat. Pas marrjes së mostrave më datë 22.03.2021, vjen përgjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, ku ka rezultuar pozitiv me substancën kokainë sportisti Arbër Çerçizi.
Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negativë, përjashtim bën sportisti i “Klub Sport Apolonia”, Z. Arbër Çerçizi, i cili doli pozitiv me substancën kokainë. Në këtë situatë, ku Federata po lufton për sport të pastër, pasi është goditur nga ky fenomen dhe ky sportist është përsëritës, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente, sot, më datë 25.03.2021, dhe vendosi masat ekstreme: përjashtimin e sportistit Arbër Çerçizi përgjithmonë nga sporti i peshëngritjes si dhe pezullimin e trajnerit të Klubit Sportiv Apolonia për një periudhë 5-vjeçare, duke mos e lejuar të ushtrojë profesionin e trajnerit. Për çdo sportist, qoftë ai dhe medalist, që do të dalë pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga Federata do të ketë të njëjtën masë (përjashtim nga sporti).
Me respekt, Presidenti i FSHP-së, Elez GJOZA!”