“Kurrë akord me Napolin, Hysaj do të largohet”

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe nuk ka më asnjë dyshim për këtë. Në një deklaratë të fundit, agjenti i mbrojtësit shqiptar I ka vënë vulën çështjes së të ardhmes.

“Pas shumë takimesh që kemi patur me drejtuesit pa arritur në një akord për rinovimin, mendoj se është mëse e drejtë që Hysaj të ndryshoj ambient dhe të nisë një aventurë të re. Nëse do të dale një trajner që ka skemën me 4 mbrojtës, lojtari do të pranonte diça të tillë dhe sot ka shumë lojtarë në skadencë si Donnarumma e Maksimoviç që janë në fund të kontratave dhe po bëjnë mirë” u shpreh Giuffredi.

Lidhur me formën e mire që po tregon agjenti I mbrojtësit shkodran flet me elozhe për të.

“Dëgjova fjalët e Rejas që tha se Hysaj po kalon një moment shumë të mire dhe jam dakord. Ai është I qetë edhe pse I skadon kontrata dhe ka besimin e Gattusos, është rikthyer në nivelin më të mire si me Sarrin në stol.Tani po presim eksperiencën e re pasi me Napolin aventura do të mbyllet në fund të kontratës” përfundoi agjenti I lojtarit shqiptar.