Icardi e mbyll me PSG, garë mes Romës dhe Juves
Askush nuk mund ta mohojë që më të mirën e tij Mauro Icardi e ka dhënë në Serinë A dhe aventura e sulmuesit te Paris Saint Germain duket drejt fundit.
Bomberi argjentinas i cili u largua me zhurmë të madhe nga Interi për arsye jo sportive, tashmë po mendon për t’u rikthyer në futbollin italian, aty ku ka shkëlqyer dhe ka ende admirues, prej kohësh Juventus dhe tani Romën.
28-vjeçari u ble perfundimisht nga parizienët 55 mln euro qershorin e kaluar nga Interi dhe këtë sezon nuk ka luajtur shumë për arsye dëmtimi ndërsa në mendjen e drejtuesve tani janë probleme më të mëdha se Icardi. Rinovimet me Neymar dhe Mbappe kanë prioritet për Leonardon i cili do të blejë edhe kartonin e Moise Kean nga Everton e në këtë aspekt Icardi duket i tepërt. Juventusi ka zbehur dëshirat për momentin për të afruar argjentinasin për shkak të kostos së lartë të operacionit dhe vetëm largimi I Ronaldos ose i Moratës mund të ndryshojë situatën.
Roma është ekipi që mund të përballojë kostot duke parë se do të ndahet nga Dzeko në verë, me këtë të fundit që përfiton 7.5 mln euro dhe Icardi kërkon afro 8-9 mln Euro pagë. Sa për kartonin e bomberit argjentinas, verdhekuqtë mund t’i ofrojnë një huazim me të drejtë blerjeje që do ta bënte transferimin me efekte për të përballueshme për të githë.