Challandes: Mos prisni këtë paraqitje me Suedinë
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh I kënaqur për fitoren në miqësoren me Lituaninë ku vuri theksin te loja e mire në pjesën e dytë dhe jo shumë I kënaqur me repartin difensiv.
“Mendoj se para ndeshjeve që kemi, është e rëndësishme të bëjmë një lojë kështu dhe të shënojmë shumë gola. Nuk jam plotësisht i kënaqur me mënyrën se si jemi mbrojtur, i kemi dhënë shumë mundësi kundërshtarit për të shënuar, duhet të gjejmë balancën. A mund të luajmë kështu ndaj Suedisë? Jo natyrisht, sepse Suedia bën një lojë shumë fizike dhe do të jetë një ndeshje krejt ndryshe. Ne duhet të bëjmë më shumë në fushë, por në përgjithësi, ishte një ndeshje e mire” deklaroi trajneri zviceran.
Ndërkohë pas ndeshjes foli edhe Vedat Muriqi I cili u pyet për situatën te Lazio ku nuk luan dhe për çështjen e të ardhmes.
“Te Lazio nuk kam patur fat, kisha dëmtim dhe covidi ndikoi. duhet të mësoj gjuhën italiane patjetër që të kuptohem më mire. Mendoj se e kam marrë veten te Lazio dhe të jem gati për vitin tjetër. Kur luaj me Kosovën kam më shumë besim dhe kjo duket. Skuadra është kompakte, mezi pret të grumbullohet, është atmosferë pozitive dhe kjo duket në lojën që shprehim në fushë. E ardhmja? Kam kontratë 5-vjeçare me Lazion që ka investuar shumë. Fenerbahçe është shtëpia ime, nuk e di çfarë të them, vendosin klubet për gjithçka" u shpreh sulmuesi kosovar.