Tani edhe maska të çertifikuara për sportet
Një nga masat e para të ndërmarra për mbrojtjen nga Pandemia ishte vendosja e detyrueshme e maskës në ambientet e jashtme dhe të mbyllura.
Një vit pas pandemisë, tani do të ketë edhe një maskë të çertifikuar për sportet në ambiente të mbyllura që mund t’i japin një shtysë rihapjes së aktiviteteve sportive si Pishina, Palestër e shumë të tjera në Francë por edhe në të gjitha shtetet e BE-së.
Maska për sportet Indoor do të zbarkojë fillimisht në Francë. Një kompani, Vosges sapo ka marrë çertifikimin për produktin e saj dhe është e para që ka marrë etiketën "maskë sportive" dhe çertifikimin Afnor (Shoqata Franceze për Standardizim) për produktin e saj i cili mund të përdoret në ambiente të mbyllura.
Kjo maskë është e përshtatshme për praktikimin e sportit me intensitet të lartë, duke zbutur ndjeshëm shqetësimin e maskave konvencionale.
Siç mësohet nga çertifikimi maska mban një normë filtrimi 96% pas 50 larjesh. Maska sportive CeramiQ ka matje të shkëlqyeshme të frymëmarrjes me një normë prej 476 litra për m2 në sekondë dhe kjo do t’i japë një shtysë të madhe sidomos në Francë, autoriteteve për të rihapur sportet indoor që janë dhe një biznes shumë I zgjeruar në këtë vend.