Eshtë mbrëmja e kuqezinjve, si pritet të luajë Shqipëria
Për Shqipërinë nis sonte në mbrëmje në orën 20:45 rrugëtimi drejt Botërorit të Katarit që do të zhvillohet në vitin 2022 në Dimër.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja do të luajnë në letër në një transfertë të lehtë me Andorrën por trajneri italian paralajmëroi në konferencën për shtyp që skuadra duhet të tregojë se është rritur dhe se nuk do të ketë asnjë eksperiment. E thënë ndryshe, tekniku italian do të aktivizojë lojtarët që janë gati dhe që I japin më tepër garanci. Me skemën e preferuar 3-5-2, dilemat e tij bien mbi mesfushën duke parë që Gjasula nuk ka ende 90’ minuta në këmbë por që pritet ta nisë nga fillimi e më pas sipas kondicionit fizik mund ta ndërrojë në pjesën e dytë. Nga porta dhe mbrojtja janë të blinduar lojtarët titullarë me Berishën si kapiten dhe më pas me treshen titullare të Serisë A, Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla.
Nga krahët e mesfushës është Hysaj i konfirmuar në të djathtë ndërsa edhe në të majtë janë pikëpyetje të luajë Uzuni në superformë apo Lenjani dhe në qendër i Keidi Bare me specialistin Memushaj të cilit Reja i beson shumë.
Sulmi ka një tjetër dilemë me Cikalleshin të konfirmuar ndërsa lojtari i dytë është balotazh mes Manaj ose Uzuni. Ky i fundit mund të mos luajë në mesfushë dhe të kalojë në sulm ose Manaj titullar dhe Uzuni në të majtë më i tërhequr.
Formacioni i mundshëm:
Berisha
Ismajli Gjimshiti Kumbulla
Hysaj, Gjasula, Bare, Memushaj, Uzuni (Lenjani)
Cikalleshi Manaj (Uzuni)