Gati për Kosovën, Ibra: Jam Mbreti i ardhshëm i Suedisë
4 vjet e 9 muaj, një rikthim plot passion dhe vendosmëri për Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren suedeze. Sulmuesi theu një rekord për lojtarin më të moshuar që luan me këtë fanellë, plot 39 vjeç e 164 ditë, duke spostuar Thomas Ravellin i cili luajti 38 vjeç e 59 ditë.
Ishte mbrëmje e veçantë ajo për Ibrahimoviç i cili menjëherë rezultoi deçiziv me asistin në golin ndaj Gjeorgjisë, 1-0 dhe aq mjaftoi për debutimin me fitore në Grupin ku luajnë edhe Kosova, Spanja dhe Greqia.
Sfida e radhës është ajo me Kosovën dhe bomberi i Milanit pritet të luajë ndoshta si titular për t’u zëvendësuar më pas ose të aktivizohet gjatë lojës.
Ndërkohë nuk mungoi komenti entuziast i lojtarit për rikthimin në fushë me fanellën e verdhë
“Ishte fantastike, sit ë luaja ndeshjen e pare me kombëtaren, emocione të mëdha, si flutura në stomak. Nuk isha aspak nervoz, madje i motivuar, ishte bukur të dëgjoja sërish himnin e kombëtares”.
Për ndeshjen e fituar tha se ishte shumë e rëndësishme ta nisnin me 3 pikë ndërsa nuk mungoi edhe komenti epic në Twitter me mesazhin “Mbreti Gustav XVII”.