Lenjani i lumtur për golin. Bare: Nuk luhej me atë fushë
Menjëherë pas fitores kuqezi ishin protagonistët që folën nga Andorra.
Keidi Bare: Ishte e vështirë sepse fusha nuk ishte në nivelin e duhur. U mbyllën mirë mbrapa dhe ishin me 6 lojtarë gjithmonë. Jam i lumtur vetëm për 3 pikëshin sepse nuk mendoj se mund të luhet futboll në një fushë të tillë. E nisëm me këmbën e mbarë dhe ekipi ishte serioz. Besoj se arritëm qëlliminme 3 pikë dhe tani kemi Anglinë.
Marash Kumbulla: Besoj se Andorra është ekip shumë agresiv dhe kur nuk gjen hapësira nuk mund të shënosh ndaj tyre. Nuk kishim shumë fat me rastet e humbura por më e rëndësishme ishin 3 pikët që arritëm. Besoj se me punë dhe stërvitje mund të përmirësojmë finalizimet. Edhe unë kisha raste dhe mund të shënoja, ishim të pafatë.
Emir Lenjani: U ndjeva shumë mirë dhe krenar që ndihmova ekipin për fitoren shumë të rëndësishme. Nuk ishte lojë shumë e mirë, duhet të analizojmë se çfarë mund të bëjmë më mire ndaj ndeshjes me Anglinë. Shpresoj që sërish të bëjmë mirë e të shkruajmë historinë. mund të përshtatem edhe me rolin e ri në të majtë