Reja: Konkretizuam pak, i kënaqur për 3 pikët me Andorrën

Trajneri Italian e pranoi se skuadra kuqezi mund të bënte më shumë por në fund ishin 3 pikët ato që kishin rëndësi.

Edy Reja: Jam shumë i kënaqur për pjesën e parë pasi bëmë shumë mirë dhe mund të konkretizonim më shumë. Në pjesën e dytë disa minuta vuajtëm, Andorra është ekip i fortë që të bën presing, nuk të lë të luash.

Marrim këto 3 pikë në një fushë të vështirë edhe pse do të isha i kënaqur me 2-0, tani të shohim përpara.

Kemi luajtur gjithmonë me këtë skemë dhe për momentin duhet të shfrytëzojmë këtë grup që kemi aktualisht e më pas mund t’i japim hapësirë disa të rinjve. Kur luan çdo tre ditë duhet të menaxhosh dhe të përdor 20 lojtarë, Andorra u mbrojt me shumë lojtarë në prapavijë.

U përpoqëm nga krahët por mesfusha duhet të bënte më shumë. Ishim pak efikasë në fazën ofensive por është ndeshja e parë në fushë të vështirë. Mendoj se duhet të kënaqemi me këtë paraqitje, nëse do të bënim një paraqitje të tillë me Anglinë siç bëmë pjesën e parë me Andorrën do të isha i lumtur.

Shqipëria e nis me 3 pikë, mjaftohet 1-0 me Andorrën