Diego Costa mbetet në Europë, arrin marrëveshje me Benficën
Një nga bomberët më të rëndësishëm të futbollit europian dhe jo vetëm, Diego Costa vijon të mbetet pa skuadër që pas largimit nga Atletico Madrid në dhjetorin e kaluar. Sulmuesi ka patur shumë oferta që nga Lindja e Mesme me klube të pasura e gjithashtu nga SHBA dhe skuadra braziliane, që të gjitha këto të refuzuar, më shumë për arsye sportive.
Ndërkohë 32-vjeçari po stërvitet I vetëm për të qenë në formë për sezonin e ardhshëm dhe nga ana tjetër agjenti I lojtarit duket se I ka gjetur destinacionin e ri, fanellën e Benficës.
Prej ditësh ka patur bisedime intensive mes palëve dhe ideja për të qëndruar ende në Europë mes klubeve më të mira e josh së tepërmi Diego Costan ndaj dhe negociatat janë drejt fundit të lumtur.
Bomberi 32-vjeçar ka pranuar një ofertë nga Benfica për 2 sezone ku do të marrë në total 7 mln euro ndërsa në kontratë perfshihet edhe një bonus I menjëhershëm pas firmës prej 3 mln euro.
Pra në total sulmuesi spanjoll do të përfitojë 10 mln euro në dy vite dhe do të luajë ende për trofe të rëndësishëm ndërsa Portugalia do të jetë një rikthim për të ku është aktivizuar me Bragën në vitin 2006.