Luis Suarez-Liverpool, pritet një rikthim i bujshëm
Atletico Madrid i habiti të gjithë verën e kaluar teksa nënshkroi me Luis Suarez i cili pothuajse u dëbua nga Barcelona, lëvizje kjo që rezultoi shumë e goditur pasi me golat e uruguaianit, “los colchoneros” po udhëtojnë drejt titullit në Spanjë.
Bomberi 32-vjeçar firmosi për 2 sezone me klubin spanjoll por forma që po tregon ka rikthyer “dashurinë” e vjetër të Liverpool në gjurmët e tij. “The Reds” po vuajnë praninë e një bomberi me kaq eksperiencë këtë vit dhe Klopp do ta merrte me krahëhapur lojtarin i cili nuk do ta refuzonte një lëvizje të tillë.
Sipas shtypit anglez, Suarez mund të largohet falas nga Atletico, dëshirë që nuk e ka shprehur ende por në fakt anglezët I referohen një klauzole që ka 32-vjeçari me klubin sipas të cilës ai mund të vendosë prishjen e njëanshme të kontratës pa efekte financiare.
Një largim i tillë do të ishte lëvizje aspak pozitive për të gjitha palët dhe një mundësi e mesme do të ishte që Liverpool ta blinte kartonin e lojtarit me një shumë simbolike 6-7 mln Euro.